Humbjet e gjyqeve në arbitrazh arrijnë 388 mln euro! KLSH: Nuk ka asnjë analizë nga institucionet përgjegjëse

10 Janar 2022, 17:08

Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga humbjet e gjyqeve në Arbitrazhin Ndërkombëtar, arrin 388 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer thotë se Avokatura e Shtetit nuk ka bërë asnjë analizë për shkaqet e humbjeve, dhe as nuk ka marrë masa për rikuperimin e dëmeve.