Një ngjarje e pazakontë ndodhi në një ndeshje regbie në Australi.
Një tifoze vendosi të kapërcente rrethin e sigurisë duke hyrë në fushë teksa luhej ndeshja. Për më tepër ajo ishte e veshur me reçipeta, duke bërë jo pak bujë me veprimin e saj. Për ta ndaluar u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë, të cilët nuk e patën të lehtë.