I arrestuar për blerje votash, Fredi Beleri bën 2 rekurse në Gjykatën e Lartë: Arrestimi në flagrancë dhe përgjimet, të paligjshme

7 Shtator 2023, 11:56

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, që ndodhet në burg për blerje votash, ka paraqitur sot dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë. Ai kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit të tij në flagrancë si dhe të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik, audio e video të personit të infiltruar.