I arrestuar për vjedhje, i hapet rrugë ekstradimit për ish-drejtorin e Ujësjellësit në Kurbin! Mbërrin dosja dhe kërkesa nga Spanja

24 Qershor 2022, 13:12

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i arrestuar në fillim të muajit maj për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohet drejt këtij shteti për tu përballur me drejtësinë. Pas përfundimit të afatit të paraburgimi 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoj masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin drejt shtetit Spanjoll