‘Territorialja’/ Mazniku për Report Tv: Zgjedhjet e ardhshme me hartën e re! Ulet numri i bashkive, Tirana me Status të veçantë! Prrenjasi mund t’i bashkohet Librazhdit

17 Korrik, 15:36 | Përditesimi: 17 Korrik, 15:50

Në zgjedhjet lokale të vitit 2027, qytetarët shqiptarë pritet të votojnë sipas hartës së re territoriale, e cila synohet të miratohet deri në tetor të këtij viti. Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, paralajmëroi uljen e numrit të bashkive, një status të veçantë për Tiranën dhe kalimin e mundshëm të Aeroportit të Rinasit nën administrimin e kryeqytetit.

E.H/Shqiptarja.com