I bashkoi droga në Angli, vijuan trafikun me postë në Tiranë! Dy miqtë nga Paskuqani të ‘pandarë’, iu kap kanabis xhelatinë me vlerë 30 mijë €

20 Nëntor, 13:05 | Përditesimi: 20 Nëntor, 13:05

Dy 22-vjeçarë nga Paskuqani, Flavio Islamaj i shpallur në kërkim, dhe Mariglen Vata, i arrestuar të enjten, dyshohet se kanë një miqësi të gjatë në aktivitet kriminal. Ata dyshohet se kanë qenë në Angli së bashku ku janë përfshirë në trafikun e drogës, dhe pas kthimit në Shqipëri, mendohet se e kanë zhvilluar aktivitetin duke sjellë kanabis me postë nga Britania e Madhe të cilin e tregtonin kryesisht në formë xhelatinoze

A.Hl/Shqiptarja.com