I bëjnë atentat në hyrje të banesës në Vlorë, plagoset me 4 plumba 38-vjeçari, subjekt i OFL

30 Maj 2021, 08:27 | Përditesimi: 30 Maj 2021, 09:39

Vlora nuk gjen qetësi nga atentatet me armë zjarri. Mbrëmjen e djeshme i është bërë pritë dhe qëlluar me armë zjarri 38-vjeçarit Edison Begaj.

Begaj është qëlluar më 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kanë pakuar atë në këmbë, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kaninë të Vlorë, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.

Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në shkurt të 2008, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.  

b.ha./Shqiptarja.com