I bëri pritë te pallati, 1 person dhunon e i grabitën 500 mijë lekë të reja kambistiti në Sarandë

7 Maj 2021, 20:55 | Përditesimi: 7 Maj 2021, 21:26

Një person që punonte si kambist është grabitur gjatë mbrëmjes së sotme në Sarandë. Kambisti, ende i paidentifikuar, i është bërë pritë në hyrjen e palllatiti nga dy persona. Kambisti sapo ka tentuar të hyjë në ashensor për të shkuar në banesën e tij, 1 person e ka goditur dhe më pas i ka grabitur atij shumën prej 500 mijë lekësh të rinj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lagjen nr. 4 Kodër të Sarandës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat. Për zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë rreth zonës.

b.ha./Shqiptarja.com