I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, Alket Hatija ekstradohet në Itali, u kap duke ushqyer pulat në Durrës! Burime: Në vëzhgim prej 20 ditësh

1 Shtator 2023, 16:15

Një ditë pas arrestimit në Durrës, Alket Hatija, i dënuar për trafikim droge me 20 vjet burg në Itali, u ekstradua drejt Milanos të mërkurën. 50-vjeçari po ushqente pulat tek hoteli i tij në 04:00 të mëngjesit, kur forcat e rendit ndërhynë për ta arrestuar. Sapo kuptoi prezencën e policisë i shumëkërkuari tentoi të largohej, por nuk ia doli.