Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë, është arrestuar nga policia e Vlorës.
58-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit ‘Prust’, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike.
Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.