I dënuar për trafik droge, prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e Saimir Gjepalit, pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak

8 Maj, 15:47

Pasuritë e Saimir Gjepali, një emër i njohur për policinë shqiptare si pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak, janë sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, pasi dyshohet se janë përftuar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. Nga hetimet e kryera sipas prokurorisë, Saimir Gjepali dhe familjarët e tij, kanë pasuri të cilat nuk i justifikojnë, siç janë investimet në prona me vlerë 30 milionë lekë të reja.

Konkretisht prokuroria ka sekuestruar një banesë dy katëshe, dhe garazh me sipërfaqe 150 m2, e ndërtuar pa leje në Shijak. Një lokal me sipërfaqe 96 m2, po të ndërtuar pa leje, në të njëjtën zonës. Po ashtu janë sekuestruar tokë arë me sipërfaqe 8002 m2 në fshatin lalëz dhe Ishëm në Durrës.