I dyshuar për dhunë në familje dhe përndjekje, ndalohet efektivi i policisë në Himarë

13 Qershor, 20:55

Një efektiv policie në komisariatin e Himarës është ndaluar nga AMP. Lajmin e ka bërë të ditur ministrin i Brendshëm Taulant Balla. Sipas Ballës efektivi F.XH është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” etj