I fundit që takoi të shumëkërkuarin Ervis Martinaj para se të zhdukej, del nga burgu ish-polici i Operacionales Jeton Lami

24 Nëntor 2023, 13:26 | Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 16:58

Ish-oficeri i forcave Operacionale të Policisë, Jeton Lami është liruar nga burgu ditën e sotme pasi ka përfunduar dënimin për “shpërdorim detyre”. Jeton Lami është personi i fundit që mendohet se ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në Durrës, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.

r.k./Shqiptarja.com