I heqin zemrën në Spanjë/ Motra në 'Repolitix': Si dyshuam nga neglizhenca e spitalit te trafikimi i organeve!

3 Shkurt 2021, 22:09 | Përditesimi i fundit: 2021-02-03 22:23:29

TIRANË- Dëshira për drejtësi, i ka dhënë forcë motrës, Majlinda Sula që të ndjek hap pas hapi çështjen e vëllait të saj, Saimirit, edhe pse për të është shumë e vështirë pasi ai ndërroi jetë në Barcelonë për motive të paditura, e që më pas u zbulua se i mungonte zemra. Në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, Sula ka rrëfyer me detaje të gjithë historinë dhe motivet se përse dyshon te spitali. Ajo është e bindur që vëllanë e saj e vranë.

"Pasi vëllai ndërroi jetë, një ditë pas ne telefonuam, bëmë një kallëzim se ne dyshimin që mund të kishte ndryshuar jetë për shkak të neglizhencës, denoncimi nga familjarët në Tiranë, kërkuam që të bëhej një autopsi e dytë përpara varrimit. Në Spanjë nuk e dinim nëse i ishte marrë zemra. Në Spanjë bëhen 3 autopsi, një kur ndërron jetë, një paraprake, bëjnë marrjen e mostrave dhe pastaj del ajo që quhet përfundimtare. Tek autopsia që kemi, ajo na thotë që ka pasur insuficencë kardiorespirtore. Kur telefonojë mjekësinë ligjore thonë që arsyeja është COVID, mund të vonojë nga 6-1 vit, jemi në muajin e 8. Ndoshta mund të ketë dalë kur është dërguar një letërporosi, do shkoj në Spanjë të premten dhe do paraqitem te mjekësia ligjore.9 maj 2020 na thanë se vëllai kishte ndërruar jetë për shkaqe të panjohura. Në spitalin e Spanjës vranë vëllain tim, se nuk kishte probleme me zemrën dhe as me mushkërinë, hyri në spital për të bërë test COVID, doli negativ dhe nuk kishte asnjë arsye për të ndjenjur aty, hyri me këmbët e veta. Nëse nuk do kishte temperaturë nuk do të shkonte aspak në spital, k,ur kaluan 20 orë dhe na thonë ndërroi jetë por nuk e dimë pse, normal që ne dyshuam, dyshuam te spitali, dyshuam edhe te autopsia, dhe e sollëm trupin në Shqipëri dhe bëmë kallëzimin. Autopsia është bërë 27 maj, se trupi erdhi pas 18 ditësh, e kanë varrosur familjarët se ishte karantinë dhe ne nuk mund të udhëtonim, unë erdha një muaj më pas. I është bërë autosia që i kanë bërë ekspertët Shqiptar, normalisht nuk është e njëjta, kur s'ke zemrën si mund të ekzaminosh dhe të thuash nga se ka ndërruar jetë. Nuk e dyshoja se e mund ta kenë vrarë për trafik të organeve, doktoresha Petit e shkruan në kartelë, i bëra një gjilpër qetësuese dhe në pak sekonda i pushoi zemra, ne menduam që mund të ketë pushuar zemra nga mbidoza e gjilpërës, vëllai im ka përdorur këtu në Shqipëri gjilpërë aloperidol, është një anti psikotik, qetësues, ka shumë më të mirë se ky ilac, por nuk e di pse e përdorën këto. Është publik, por ka shumë denoncime nga njerëzit për neglizhencë njerëzore. Përpara se të merrnim vesh mungesën e zemrës mendonim e vranë për neglizhencë, tani që mësuam se i mungon zemra nuk e di se çfarë të mendoj. Vëllai jetonte 11 vjet, shkonte vinte, në Shqipëri, në Belgjikë ka ndjenjur  3-4 vjet, në Barcelonë", tha Sula.