I jepet lamtumira sot Grei Bihucit, 20-vjeçarit që u vra më thikë pas një sherri për një ‘like në rrjetet sociale’

12 Mars, 08:40 | Përditesimi i fundit: 2024-03-12 17:07:23

I jepet sot lamtumira e fundit, Grei Bihucit, 20-vjeçarit i cili mbeti i vdekur dje pas një sherri me thika në qendër të qytetit.

Grei Bihuci, humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia.

19-vjeçari, Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.