I kamufluar si mirëmbajtje rrugore të ''Gener 2'', Report TV siguron foton e furgonit të mbushur me 23 armë e 15 mijë fishekë

30 Tetor, 11:57 | Përditesimi: 30 Tetor, 11:57

Në furgon u gjetën 23 armë, 5 prej të cilave snajperë dhe 1 silenciator, 15 000 fishekë, pranga dhe uniforma policie, pjesë armësh, pajisje për shpërthime në distancë dhe gjurmuese. Mjeti i kamufluar me logon e kompanisë Gener 2, me mbishkrimin 'Mirëmbajtje rrugore', qëndronte prej një muaji pranë banesës së 34-vjeçarit të arrestuar.

    I.M/Shqiptarja.com