I kërkojnë që të heqë dorë nga mandati i deputetit, Berisha mesazh SHBA-së nga foltorja e parlamentit: Unë nuk tërhiqem, o plehra, o budallenj, o çakenj!

17 Gusht 2021, 15:21 | Përditesimi: 17 Gusht 2021, 15:21

TIRANË- Teksa shtatori po afrohet dhe pritet të krijohet parlamenti i ri, Sali Berisha vijon të përsërisë se nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 prillit, edhe pse një vendim i tillë dëmton PD-në, partinë që e themeloi vetë. Në një kohë që SHBA-ja është e prerë në kërkesën e saj që ai të mos jetë më përfaqësues i popullit në Kuvend, pasi e cilëson si minues të demokracisë, ish-kryeministri duket se vijon me përpjekjet e tij për të bindur shqiptarët dhe ndërkombëtarët se vendi i tij është në Parlament.

KT/Shqiptarja.com