I moshuari me karrocë me rrota luan tenis në plazh, video ‘pushton’ rrjetet sociale: Çfarë shembulli

7 Gusht 2023, 09:02

“Nuk e di nëse kam parë ndonjëherë diçka që përfaqëson më mirë dashurinë dhe vullnetin në të njëjtën kohë”. Kështu ka shkruar 34-vjeçarja Vanessa Caporale e cila ka postuar një video jashtëzakonisht emocionuese me mijëra pëlqime në Instagram nga plazhi i Barletta.