I moshuari në Kukës kujton ortekun e 39 viteve më parë që u mori jetën 8 personave: Asokohe ikëm nga Shtiqeni për 2 muaj, s’kishte siguri

13 Janar, 20:49

Banorët e fshatit Shtiqen në Kukës, çdo janar kujtojnë ortekun e vitit 1985, që i mori jetën 8 banorëve të zonës, plagosi me dhjetëra të tjerë e shkatërroi mbi 65 shtëpi. Përjetimet e asaj dite të hidhur na i rrëfen Muharrem Hajdari.