I moshuari ukrainas shpëton mrekullisht pasi makina e tij u shtyp nga tanku rus

25 Shkurt 2022, 13:05 | Përditesimi i fundit: 2022-02-25 14:27:33

Një video është bërë virale në rrjete sociale, ku pretendohet se një i moshuar ka shpëtuar mrekullisht, pasi makina me të cilën ai po udhëtonte u shtyp nga një tank rus. Sipas pretendimeve në rrjete sociale, i moshuari qarkullonte në rrugë, pa i krijuar asnjë shqetësim ushtarëve rusë dhe u bë “petë” nga një tank. Megjithatë fatmirësisht shpëtoi pa asnjë gërvishtje, ndërsa kalimtarët e ndihmuan të dilte nga makina e shkatërruar.