I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, Wisner: Në frymën e Ditës Kombëtare të Aktivizmit le të ëndërrojmë së bashku ëndrra të mëdha dhe t’i bëjmë realitet

11 Tetor 2023, 15:59

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner në një aktivitet të zhvilluar për Ditën Kombëtare të Aktivizmit, në Tiranë ka përcjellë mesazhin që në frymën e kësaj dite le të vazhdojnë të gjithë të ëndërrojnë për gjëra të mëdha të cilat më pas t’i bëjnë realitet.