I nxehti afrikan, e premtja dita më e nxehtë e Qershorit! Në Berat termometri shënoi rekordin 42.5 gradë Celcius

22 Qershor, 12:48 | Përditesimi i fundit: 2024-06-22 15:35:11

Tirane- Termometri ka shënuar 42.5 gradë Celcius në qarkun e Beratit, dhe 42 gradë Celcius në Elbasani e Gjirokastra. Ndërkohë në Tiranë termometri ka shënuar 40.4 gradë Celcius.

Temperatura mjaft të larta për muajin qershor. Por jo vetëm qytetet e zonës së ulët por dhe vija bregdetare ka shënuar temperatura të larta deri në 39- 40 gradë celcius në mesditë. Edhe në zonat malore në qarkun e Kukësit e Has janë shënuar temperaturat 39 gradë' informoi për Report Tv,  Akil Osmani nga Meteoalb

Në ditën e sotme kemi një tërheqje të kësaj vale duke bërë që të kemi një rënie të lehtë të këtyre temperaturave me 2 gradë.