‘I nxjerr unë lopët në livadh, vetëm mos më martoni’, Emina Çunmulaj rrëfen si theu tabutë teksa jetonte në Tuz dhe kandidoi për modele

17 Qershor 2023, 09:45

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, e cila tashmë një karrierë në mbarë botën, ka rrëfyer në podcastin e Kryeministrit Edi Rama se si e nisi karrierën si modele. Ajo tregon, se pasi familja u kthye nga SHBA ishte vetëm 5 vjeç dhe u vendosnë në Tuz të Malit të Zi.  Çunmulaj tregon se i është dashur të përballet me tabutë e një vendi të vogël, pasi kërkonte diçka më të madhe për veten e saj, një karrierë përtej Tuzit. Modelja rrëfen se vajzat në Tuz, aso kohe martoheshin që në moshën 14-15 vjeçare dhe ajo i lutej nënës që të mos e martonin, e për këtë angazhohej me punë të tjera, si me nxjerrjen e lopëve për t’i kullosur.

Çunmulaj ka treguar edhe momentin se kur vendosi që të marrë pjesë në një kompeticion. Ajo përdori një gënjeshtër të bardhë, duke i thënë punonjës në argjendarinë e babasë, se familja e kishte lejuar të merrte pjesë. Më pas ajo fiton kompeticionin dhe u tregon prindërve që ishin për një vizitë në SHBA se çfarë kishte bërë para se të lexonin titujt e gazetave ‘’Emina Çunmulaj, shqiptarja filloi një karrierë në mes të Jugosllavisë!’’.

    No videos found.