I penduari Klevis Alla dëshmon për vrasjen e vëllezërve Haxhia: I vrau Nuredin Dumani! Ishte i maskuar, uli xhamin e makinës dhe i qëlloi

9 Maj 2023, 14:36

Nuredin Dumani është personi që ka qëlluar me armë duke vrarë vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia tek tregu i makinave në Shënvlash tri vite më parë. I penduari i drejtësisë Klevis Alla, tregoi në gjykatë se kishte drejtuar automjetin me të cilin lëvizi autori ditën e ngjarjes. Sipas tij, dumani atë ditë ishte maskuar me një kapuç.