I prekuri i parë nga të vetëkarantinuarit në hotel dërgohet te Infektivi

25 Prill 2020, 11:55

PËRMET- Emigranti i parë i vetëkarantinuar në hotel në grykën e Këlcyrës është dërguar në spitalin infektiv në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për të riatdhesuarin nga Greqia përmes pikës kufitare të Kakavijës më 16 prill, e ndërsa fatmirësisht nga tamponët e bërë personave të dyshuar të kontakti me emigrantin kanë rezultuar negativ. Këtu përfshihen 15 policë në pikën kufitare të Kakavijës, 4 efektivë të njësisë vendore të kujdesit Shëndetësor dhe kontakteve të tyre, por edhe vëllai i tij, me të cilin kanë qëndruar në një dhomë në hotel.