I prekuri i parë nga të riatdhesuarit, me COVID emigranti i karantinuar në hotel në Këlcyrë! U merret tamponi 25 kontakteve

Një qytetar nga Përmeti, është i pari emigrant i ardhur nga jashtë kufirit gjatë procesit të riatdhesimit që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. I riatdhesuari nga Greqia përmes pikës kufitare të Kakavijës më 16 prill është karantinuar në një hotel në Grykën e Këlcyrës, ku ndodhen një grup prej 26 emigrantësh. Ai ka shfaqur simptoma, ku pas marrjes së tamonit analiza e kryer në laboratorin e ISHP-së rezultoi pozitive.

Ky është rasti konkret - tha kryeministri Edi Rama - se nëse qeveria nuk do të kishte bërë me detyrim karantinimin 14 ditë në hotele për shqiptarët e riatdhesuar, bilanci i të infektuarve do të ishte shumë herë më i larë.

"Do të kishim një vatër të re infeksioni, do e përhapte në gjithë Përmetin. Ku ka kryeministër në botë që do të dojë t'i shtojë vetes së vetë halle kaq të mëdha sa halli i kësaj situate dhe halli i të qeni në shënjestër për sharje dhe mallkime. Dakord. më thoni ça të doni, i gëlltisë të gjitha", tha Rama.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me emigrantit, nëse do të izolohet në një dhomë të veçantë në hotel, apo nëse do të merret vendim për t'u dërguar në karantinën shtetërore në Konvaleshencën në Durrës. Po ashtu, nga ISHP pritet t'u merren tamponë personave të kontaktit.

Emigranti shënon rastin e parë të të infektuarve me COVID-19 në qarkun e Gjirokastrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Emigranti i karantinuar me COVID, u merret tamponi dhe 25 kontakteve të tij

1585564773_koronavirusitirane907212807961585466326.jpeg

Pas konfirmimit të rastit të parë pozitivë të një emigranti të ardhur në vendin tonë dhe i ndodhur në karantinë në një hotel në Këlcyrë, ISHP u ka marrë tamponë edhe 25 personave të tjerë kontakte të tij.

Kujtojmë se qytetari nga Përmeti, është i pari emigrant i ardhur nga jashtë kufirit gjatë procesit të riatdhesimit që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka ardhur nga Greqia përmes pikës kufitare të Kakavijës më 16 prill dhe është karantinuar në një hotel në Grykën e Këlcyrës, ku ndodhen një grup prej 26 emigrantësh.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 24/04/2020 16:40

    Te gjithe duhen mbajtur plus 2 jave te tjera prej ketij momenti, nese i infektuari ka qene ne kontakt me te kthyer te tjere ne hotel. Se dihet, nuk rrime dot pa bere muhabet koke me koke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet