I sekuestrohen troje, llogari bankare e makina luksoze biznesmenit të ndërtimit Adem Metkola! Në zgjedhjet e 2023 kandidoi për këshillin bashkiak të Kamzës

7 Maj, 15:56 | Përditesimi i fundit: 2024-05-07 18:31:49

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare biznesmenit të ndërtimit, Adem Metkola  ku përfshihen 2 troje, 3 ara dhe 7 makina. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Metkolës i kanë ardhur para nga Britania e Madhe në disa llogari bankare prej shtetasve me të cilët ai nuk kishte lidhje. Metkola thotë se do blinte një pronë në Durrës. Metkola rezulton i deportuar nga Britania në vitin 2007.