I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, arrestohet Rexhep Ipek! Do ekstradohet nga Bullgaria

21 Janar 2021, 12:30 | Përditesimi: 21 Janar 2021, 12:30

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Rexhep Ipek është arrestuar nga policia dhe është ekstraduar nga Bullgaria drejt Tiranës. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal i goditur në vitin 2019 për trafikimin e kokainës.

3 vite hetime çoi në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së. Hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke, u finalizua me operacionin e fundit policor "Limit" me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë), ku ditën e sotme u arrestuan 17 persona, ndërsa 6 të tjerë janë aktualisht në burg, të arrestuar më herët, ndërkohë 7 janë në kërkim.

r.k./Shqiptarja.com