Operacioni Limit/ Gjykata lë në burg 21 të arrestuarit, 'arrest shtëpie' për tre të 'sëmurët'! Zbardhen përgjimet

TIRANË-  Gjykata lë në burg 21 persona të arrestuar nga nga operacioni "Limit" ndërsa për tre të tjerë Bektash Zeneli, Fejzo Dana, Agron Manka, gjykata caktoi masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Gjatë seancës gjyqësore, Zeneli është marrë me urgjencë për t'u dërguar në spital.

Ndërsa Agron Manka ka dëshmuar në sallën e gjyqit se shkonte nga Tepelena në Këlcyrë për të punuar si punëtor në 'arat' e hashashit dhe merrte 15 mijë lekë të vjetra, të cilat nuk i dilnin as për ushqime apo ilaçe.

Nga përgjimet e publikuara në Shqiptarja.com rezulton se grupi është gjurmuar që prej dhjetorit të kaluar, ku pas arrestimit të Genci Bamllarit, xhaxhait të një prej 'kokave' të grupit Olger Bamllarit, i cili vijon të jetë në kërkim, anëtarët e bandës i tremben një arrestimi të mundshëm. Në përgjime del edhe një grua Miranda, e cila është bashkeshortja Genc Bamllarit. Ajo njofton për arrestimin e tij.

Në datë 5 janar 2019 Olger Bamllari zhvillon një bisedë telefonike me xhaxhanë e tij në burg Genci Bamllarin, i cili i shpjegon se si ishte arrestuar duke aluduar se mund të jetë spiunuar nga dikush. Personat e përfshirë në këto grupe kriminale, duket se përdornin një aplikacion për të shmangur përgjimin e bisedave të tyre. 

Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin këto grupe kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke, u finalizua me operacionin e fundit policor "Limit" me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë), ku u arrestuan 17 persona, ndërsa 6 të tjerë janë aktualisht në burg, të arrestuar më herët, ndërkohë 8 janë në kërkim. Pra në Shqipëri të arrestuar 24 persona në total, 34 arrestime janë bërë në Greqi. 

Të lënë në burg

Sokol Nesimi

Bilbil Shqalshi

Aleksander Pepi (Bani)

Enkelejdi Sadik

Kristo Çobaj

Gjergji Çobaj

Gjergji Muke

Romeo Tare

Ertin Hoxhalli

Eugen Meka

Festim Çorbaxhi (Bajraktari)

Edmir Ballia

Eduart Hoxha

Arbër Brahimi

Vangjel Brahimi

Besjan Valca

Andrea Caca

Emiliano Kalemi

Eljon Jaho

Besjan Zeneli

Hysni Sadik

'Arrest shtëpie'
Fejzo Dana, 56 vjeç, banues në Tepelenë
Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë
Bektash Zeneli

Në kërkim
Olger Bamllari
Aldo Nesimi
Besjan Balca
Drini Balca
Kristo Ruçi
Rexhep Ipek (shtetas turk banues në Durrës)
Gjergj Çollaku

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:22
Zbardhet skema e përgjimeve/ Si u zbuluan bandat kriminale! Pasi i arrestuan xhaxhanë 'kokës' së grupit filloi frika: Është spiun, ska mundësi tjetër

1568383734_operacionilimit.jpg

Me datë në 11 dhjetor të vitit 2018 arrestohen në Selanik 31 persona shqiptar dhe të huaj mes tyre edhe Nikolin Karpurani, drejtues i këtij grupi kriminal i cili merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë. Po nga ky operacion rezultoi se ky grup kriminal kishte bashkëpunuar për shpërndarjen e lëndës narkotike me Olger Bamllari dhe Aleksandër Banin, i njohur me emrin 'Veshua', "Bledi" person ende i paidentifikuar

Me datë 18 dhjetor të vitit të kaluar në Greqi është arrestuar Genc Bamllari, xhaxhai i Ogler Bamllarit. Genci Bamllari ka pasur rol drejtues në një organizatë kriminale ndërkombëtare, aktiviteti i të cilit ka qenë trafikimi i kokainës dhe roli specifik ka qenë pritja e sasive të kokainës në Greqi me qëllim shitjen e saj në Selanik. Në këtë veprimtare rezultojnë të përfshirë Olger Bamllari dhe disa shqiptarë të tjerë, rezident në shtetin helen. Në datë 17 dhjetor Valjer Bamllari ka telefonuar Olger Bamllarin për t'i treguar se ishte njoftuar se ishte arrestuar vëllai i tij Genc Bamllari, nga bashkëshortja e tij Miranda.

Olger Bamllari sapo merr vesh që është arrestuar xhaxhai i tij, ka telefonuar Aleksandër Pepin dhe i ka thënë të dilte urgjent, gjë e cila lë të kutohet se edhe Pepi është i përfshirë në këtë grup kriminal.

Pas marrjes së lajmit për arrestimin e Genci Bamllarit disa persona të përfshirë në grupin kriminal e telefonojnë për të mësuar nëse kjo ishte e vërtetë duke thënë se ndihen të frikësuar se mos arrestohen edhe ata.  Në 18 dhjetor Olger Bamllari merr një telefonatë nga një person i njohur me emrin 'Bledi', i cili thotë se po qëndron te shtëpia e një shoku dhe nuk ka dalë prej disa ditësh prej saj sepse ndihet i frikësuar se mos e arrestojnë edhe atë. 

Ndërsa në datë 5 janar 2019 Olger Bamllari zhvillon një bisedë telefonike me xhaxhanë e tij Genci Bamllarin, i cili i shpjegon se si ishte arrestuar.

844: Alo

198: Emo xhaçke

844: Eeee. Emo xhaçke

198: Ku je mo lali

844: Emo  çar po bën mo

198: Çkemi o? Hiç o ja dje me sollën këtu në Dhiavata edhe mora kartë tashi edhe thashë të dal të marr lalin. Çar bën o?

844: Eee! E hë! Mirë mo mirë. Ti çar bën?

198: Hiç mo, çkemi ja këtu

844: Ore

198: E lali!

844: Eee! Si ashtu mo ça, çkemi ja këtu, si qysh tek?

198: Dëgjo bre! Unë sapo dola nga shtëpia

844" Po

198: Një çikë më poshtë, janë ca klube aty poshtë, do vinja të paguanja dritat dhe kur të më dolën dy makina, bërdam, bërdam më rrethuan, më thanë lidhe biçikletën, më hipën në makinë e direkt në shtëpi. U ngjitën lart dhe më thanë mua do flasësh vetëm në greqisht. Hapën derën dhe ata fëmijë ishin të sëmurë. Më thanë ke gjë në shtëpi? Jo. Kontrolluan, s'gjetën gjë. më pas erdhën dhe thirrën një makinë dhe një qen. Vunë qenin, pastaj i gjetën. Unë i thashë që ka një javë që mi kanë sjellë. U gënjeva se njëri nga ata më tha kam hall dhe do më japë 2000  euro. Gjetën atë fletoren, por nuk e pranova . Çar janë këto. Më pyetën a ke vajtur ndonjëherë në karburant. I thashë unë aty ka kaloj përditë. Jo më thanë a ke takuar njeri aty. Tani i bie që i ka thënë ai se në karburant unë vetëm me atë u takova ditën e fundit.

844: Po ai nuk të vinte në shtëpi ty

198: Jo bre në karburanti. Më kuptove si është muhabeti tani. Dorën në zjarr nuk e vë, por mua për atë më pyetën.

844: Po të thanë gjë për atë?

198: Jo, jo vetëm kaq më pyetën. Po ata djemtë që të sollën, kanë ardhur ndonjëherë? Meqë më bëre këtë pyetje thashë unë, mos kishit nxjerë ndonjë ashtu. Jo i thashë unë, vetëm njëherë erdhën i thashë unë. Ka vetëm kaq. Po ti, tha ke shitur? Po çbëni mo, kshu i thashë unë, nuk jam unë nga ata njerëz të shes thashë unë. Ore dy që erdhën, thashë unë,  në një dhomë, në një kuzhinë, kam unë kushte, thashë unë të mbaj të këtilla gjëra thashë unë?

844: Unë kastile nuk ta solla atë

198: Edhe duhet një avokat i mirë. Mua më thanë për Margaritin

844: Atë do marr edhe unë.

Në bisedën më 12 janar të këtij viti, dhe një personi i arrestuar në Selanik, Nikolin Kapurani i kërkon Olger Bamllarit para për të paguar avokaten.

Ora 17:16
Operacioni 'Limit'/ Trafikantët diskutojnë për 3600 euro: Pinoku, i more ato 'letrat' e mia

Biseda nr.1878 datë 25.06.2018 ora 4:15 zhvilluar mes Olger Bamllari dhe një personi të paidentifikuar i cili ndodhet në Greqi, dhe përdor numrin 030 69 49 055435, ku flasin për një person të cilin e thërrasin Nikshi, dhe Nikolin Kapurani. Olgeri i kërkon personit të shkojë të takojë 'Pinokun', t'i marrë 'letrat' që nënkupton lekët dhe t'ia dërgojë në Korçë.

844: Vajtët aty ne ayo? Pinoku?

435: Ku o?

844: Pinoku

435: Jo

844: He?

435: Jo

844: Po merre mo Nikshin se ja dërguam Nikshit numrin

435: Mirë o ja t'i them Nikshit.

844: Edhe shiko. Dëgjo. Ku je ti?

435: Unë jam këtu në Kamara

844: Po ik o takoje një çikë, ja të dërgoj një numër, unë e takoe Pinokun edhe merri ca letra dhe m'i dërgo direkt ne, direkt atje. Diskutoe, diskutoe një çikë me Nikshnin se mos j'a ka marrë Nikshi edhe, t'a dërgoj numrin unë dhe shko merrja dhe m'i dërgo direkt

435: Tashi Nikshi do takonte Pinokun për këtë muhabet apo do merrte ndonjë gjë?

844: Po vetëm për këtë, do merrte këto Nikshi. Thuaj i ka marrë apo s'i ka marrë. Po qe se i ka marrë mirë edhe t'i dërgojë aty.

435: Mirë, mirë o vëlla.

844: Edhe po qe se n'a dërguat juve ndonjë gjë mirë do bëni..."

Biseda nr. 1908 datë 25.06.2018 ora 05:04 e zhvilluar me Olger Bamllarit dhe një personi të paidentifikuar i cili ndodhet në Greqi dhe identifikohet si Pinoku dhe ka lidhje edhe me bisedën e mësipërme, i cili i thotë Olgerit se i ka dhënë personit që ka shkuar e ka takuar, i ka dhënë 2.5, që nënkuptohet se bëhet fjalë për 2500 euro.

Biseda e zhvilluar mes Olger Bamllarit dhe po të një njëjtit person të identifikuar si Pinoku, ky person konfirmon se ka shkuar e ka takuar Pinokun dhe i ka marrë 'ato'. Olgeri i thotë që të bëjë dhe ai të vetat dhe t'ia nisë. Personi i konfirmon se do t'i nisë 3.6 që do të thotë 3600 euro.

Ora 17:04
Zbulohet emri i gruas i përfshirë në grupet kriminale, paralajmërimi 'qesharak' që i jep kokës së grupit

Në përgjimet e siguruara nga Shqiptarja.com del edhe një grua, Miranda, e cila është bashkëshortja Genc Bamllari, xhaxhai i kreut të një prej bandave, Olgert Bamllari. Miranda dhe Olergti diskutojnë në celular me njëri-tjetrin, ku ajo që vihet re në përgjim është se Miranda e paralajmëron Olgertin që të mos flasë më sepse po u përgjohen celularët.

Miranda: Miranda jam
Olgert: E Miranda, çar bën? Si je?
Miranda: Hiç
Miranda: Sapo erdha nga puna dhe!
Olgert: Çarë
Miranda: Dëgjon o dëgjon, përgjohen telefonat tëra e!
Olgert: Hë?
Miranda: Edhe timin e kanë marrë, të Gencit e kanë marrë
Olgert: Po pse?
Miranda: Erdhën brenda, nuk e di. Nga telefonatat gjetën, s'kishte kallëzuar njëri...në drekë erdha.
Olgert: Erdhën në shpi
Miranda: Kontrolluan. Në shpi po...

Në përgjime del edhe emri i Aleksandër Pepit.

 

Ora 16:41
'Shampanja është e prishur'/ Trafikatët ankohen për cilësinë e drogës: I kam me naze bre vëlla/ Përgjimi i plotë

Anëtarët e grupeve, përdornin kode të ndryshme për të nënkuptuar drogën. Nëse në përgjimin mes Bilbil Shqalshit dhe Andrea Caca, përdorej "euro", Erion Demolli dhe Aldo Nesimi e quajnë "shampanjë". Ata të dy diskutojnë për cilësinë e drogës, ku Nesimi shprehet se droga e dorëzuar nga Demolli nuk ishte e mirë.

Nesimi: Ato shampanjat të prishura j'a kishte dhe ti ay atij o?
Demolli: Epo ku di unë o vëlla. Le t'ia kthejë mbrapa ay
Nesimi: Po mirë mo mirë. Ay thotë për ty, ti thua për atë
Demolli: E unë ja kam dhënë atij, kush ja dha
Nesimi: Epo eo
Demolli: Nenoja j'a ka dhënë tij
Nesimi: S'është e njëjta dorë
Demolli: Epo s'është o vëlla po çar t'i bëjmë, kjo ishte. S'kishte tjetër. Tani po të bën punë mbaje, po s'të bën jepja. Çfar të them unë. Këtë radhë kështu na ndodhi vëlla
Nesimi: Nja 4 euro dhanë e unë tani...
Demolli: Mirë. Mirë vëlla shikoje po të bëri punë
Nesimi: Unë i kam me naze ata bre vëlla
Demolli: Ebre mirë vëlla, vetëm këtë radhë ndodhi kështu. S'ka për të ndodhur më.  

Ora 16:31
Kush janë kokat e grupit, anëtarët dhe roli i tyre...si bashkëpunonin bandat për të sjellë drogën nga Holanda në Shqipëri (E PLOTË)

Pesë grupet e strukturuara

Grupi 1
Olger Bamllari (Koka e grupit)
Aleksandër pepi
Gjergj Çollaku
Hysni Sadik

Sipas prokurorisë, këta persona kanë bashkëpunuar në trafikimin e një sasie prej 129.4 gramë kokainë, e cila është sekuestruar me datë 26 shkurt 2019 në Kapshticë.

Grupi 2
Sokol Nesini (Koka e grupit)

Aldo Nesimi
Bilbil Shqalshi
Rexhep Ipek
Eljon Jaho
Ismail Ruçi
Krusto Ruçi
Besjan Valca
Drini Valca

Ky grup ka bashkëpunuar me njëri-tjetrin, ku në datë 18 nëntor në Gjirokastër iu sekestrua 30 kg e 400 gram kanabis. Gjithashtu edhe në datën  13maj 2019 në Pogradec iu sekuestruan 24 kg e 665 kanabis. Gjithashtu, një prej anëtarëve të kësaj bande, specifikisht Eljon Jahi është ndihmuar nga Romeo Tare dhe Gjergji Muke për të mos u kapur nga policia.

Grupi 3
Enkelejdi Sadik (Koka e grupit)

Kristo Çobaj
Besjan Zenel

Roli i anëtarëve të këtij grupi ishte të sillte fara kanabis nga Hollanda në Shqipëri.  

Grupi 4
Edmir Ballia (Koka e grupit)

Eduart Hoxha
Arbër Brahimi
Fejzo Dana
Vangjel Brahimi
Agron Manka

Mësohet se kjo bandë merrej me kultivimin e farave të kanabis, ku më 18 korrik 2019 iu sekuestruan 300 bimë narkotike të kultivuara.

Grupi 5
Ertin Haxhalli
Eugen Meka
Kastriot Hoxha

Këta persona akuzohen për veprën penale "ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" ku me datë 8 shtator 2019 janë arrestuar në flagrancë duke transportuar 8 sirianë nga Kapshtica drejt Tiranës.

Ora 16:30
Trafikanti: Hiqe Facebook-un me patjetër

Në bisedë nr.21009 datë 18.12.2018, ora 4:14:59 (pasdite) e zhvilluar ndërmejt Olger Bamllarit dhe Aleksandër Pepi (Bani), i cili përdor numrin telefonik celular xxx390, Bamllarit i thotë Pepi se kishte folur me budallain (nofkë  me të cilën e identifikojnë “Bledin” dhe e ka porositur që të heqë numrat, të fshijë Facebook-un etj, situatë kjo që tregon  përfshirjen edhe të Aleksandrit në këtë grup kriminal:

844: Alo!

390: E mo Vëlla!

844: E mo Vëlla!

390: Nga vajte?

844: Hiç, ja këtej  nga shtëpia, nga Nica.

390: Do ikësh në shtëpi?

844:E ika erdha këteja.

390: Mirë o. Fola me budallain.

844: E bre fola, fola i thashë unë. Fol edhe meee atë.

390: Thoi edhe ti, t’i heqë ato se i thashë hiqi tëra, mbaj vetëm një numër. Kshu i thashë. Edhe Facebooku-u t;a heqë me patjetër atë që ka, mos e mbaj më.

844: E o. Mirë o Vëlla”

Ora 16:29
Operacioni Limit/ Gjykata lë në burg 21 të arrestuarit, 'arrest shtëpie' për tre të 'sëmurët'

1568471470_GjykataeKrimeveteRendaTirane.jpg

Operacioni 'Limit'/ Gjykata lë në burg 21 të arrestuarit, 'arrest shtëpie' për tre të tjerë, të cilët sipas trupit gjykues kanë shfaqur probleme shëndetësore. Njëri pre tyre është marrë me ambulancë gjatë seancës.

Ora 16:12
'Koka' e grupit të 'Limit': Emo qykapiku babit, ku hy unë, s'hy as drita

1568037031_PoliciaKruje.jpg

Nga një bisedë mes Olger Bamllarit i cili në shumicën e përgjimeve flet si lider i grupit por që ende vijon të jetë i shpallur në kërkim dhe Erion Demollit, ata tregojnë se ndodhet në Përmet dhe Gjirokastër për të gjetur lëndën narkotike.

Demolli: Emo vëlla

Bamllari: Emo qykapiku babit

Demolli: Po ku hyn ti, s'hyn drita o burri i dheut

Bamllari: Nuk të mora vesh

Demolli: Ku hy unë s'hy drita o burri i dheut, po them

Bamllari: Emo. Po lëre mo, ku hyn ti, po unë, unë që e kisha. Të thashë që në fillim pa ashtu

Demolli: Ku vete unë?!

Bamllari: Të thashë unë që në fillim ore s'ashtu?!

Demolli: Më the.

Bamllari: Po hë bre vari... ka... gabimi qe i imi.Çar po bën ti

Demolli: Hë? Ja po ha dhe një çikë bukë

Bamllari: Në Përmet?! Mirë o

Demolli: Çar të bëj. Një supkë

Bamllari: Hiç unë në Fier do të jem

Ora 16:06
Operacioni 'Limit'/ Trafikantët diskutojnë për 9 kg drogë të 'zhdukur': Për sy të ballit or burrë...

Ajo që është zbuluar nga përgjimet, dokumentin që Shqiptarja.com zotëron, është se pjesëtarët e grupit kriminal përdornin kode në bisedën e tyre, ku euroja nënkuptonte kg e drogës. Në bisedën e zbardhur midis Bilbil Shqalshit dhe Andrea Caca, vihet re se ka humbur një sasi prej 9 kg droge.

Shqalshi: E po s'ishin tamam ato, ishin më pak
Caca: Sa ishin
Shqalshi: 21 euro
Caca:21?
Shqalshi: Po
Caca: Jo ore vëlla, nga 30 ishin
Shqalshi: Për sy të ballit, tashi me Yllin ishim or burrë, ja merre në celular tani se përpara në makinë është
Caca: Ja ta marrë atë djalin. S'ka mundësi
Shqalshi: He?
Caca: Ja ta marr atë çunin ore. Ai çuni tha bëri 30 lekë
Shqalshi: Se di ça të tha ai
Caca: Po ja o se di, ta marr atë çunin në telefon, ta konfirmoj tani
Shqalshi: A tashi ne, tashi ne i pame me një ashtu të vjetër, të gjejmë  një të ri ta shofim
Caca:Si?
Shqalshi: I pamë me një ashtu të vjetër!
Caca: Ça të vjetër? Ore, ai  ai ai i bëri ai çuni ishin 30 lekë. Ja ta marr në telefon...
Shqalshi: Q'aty janë, ne s'jemi tu i prek o burr
Caca: Ok. Shikoji me tamam, me të ri
Shqalshi: Aj

Ora 16:02
Biseda me kode e 'Limit', trafikantët përdornin një aplikacion të veçantë për të ndarë pazaret e drogës

1568472554_5d7cfdae00ec7biseda877.jpg

Në një nga përgjimet e zbardhura mes Olger Bamllarit i shpallur në kërkim dhe Aleksandër Pepit i cili është arrestuar nga policia, ata flasin mes njëri-tjetrit me kode duke sinjalizuar për të vijuar bisedën në një tjetër aplikacion për të shmangur përgjimin.

'390: E vëlla

844: Çar po bën o?

390: Hiç, ja

844: Po ikën rrugës?

390: Eo!

844: Futu ca andej

390: Hë

844: Futu ca andej se po të shkruaj

390: Mirë o. Aj

844:Aj

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë