I tha se do ta padisë, Veliaj 'dhëmbë për dhëmbë' me Bashën: Mezi pres të shkoj në Gjykatë të zbuloj sa milion euro do paguante për plehrat ky me kunatin

17 Tetor 2020, 18:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" kreut demokrat Lulzim Basha pasi ky i fundit tha se do ta padiste për herë 3 pasi i përmendi kunatin e tij  për çështjen e impiantit të Sharrës, dhe publikoi dokumentin sesi Basha dhe kunati i tij, me firmën e Sali Berishës, punonin për të groposur buxhetin e shtetit në malin e plehrave në Sharrë.

Kështu iu drejtua Veliaj sot Asamblesë socialiste në Krrabë dhe Bërzhitë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shtoi se në kohën kur Lulzim Basha ishte në krye të bashkisë, Tirana që kthyer në një plaçkë për t’u shqyer nga familja e tij. Ndrëkaq kryembashkiaku tha se mezi pret të shkojë në gjykatë që t'ia tregojë faktet.