I veshur me fanellën kuqezi, aktori amerikan Danny Glover viziton Akademinë e Arteve! Shoqërohet nga artisti Kastriot Çaushi

2 Maj 2023, 14:19

Pas vizitës së tij në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë dje, aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover ka qenë sot në Akademinë e Arteve në Tiranë.

I shoqëruar nga aktori i njohur Kastriot Çaushi, i cili është dhe rektor i Akademisë së Arteve në Tiranë, Glover ka parë ambientet e universitetit dhe ka biseduar me aktorë dhe pedagogë.