I vodhën 21.6 mln lekë UKT-së përmes rrogave të dublikuara, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për 4 zyrtarët

11 Maj, 12:51

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë kërkesën për nisjen e gjykimit në ngarkim të 4 zyrtarëve të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë të akuzuar për vjedhjen e 21.6 milion lekëve përmes rrogave të dublikuara.