I vuri tritolin lokalit në Rrjoll të Velipojës, arrestohet 28-vjeçari! Momenti kur i maskuar tenton të hedhë lëndën plasëse

13 Gusht, 10:26

Erison Gjeka, është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i vuri tritolin lokalit të marrë me qira nga Andri Daja në 30 korrik në fshatin Rrjoll në Velipojë. Policia thotë se 28-vjeçari ka vepruar në bashkëpunim ne një tjetër. Siç duket nga kamerat e sigurisë, i riu i veshur me të zeza dhe më kapuç tenton të hedhë lëndën plasëse para lokalit, por më pas e hedh në taracë.