I zbulohet magazinë me produkte të kontrabanduara, arrestohet 30 vjeçari në Durrës

13 Shtator 2023, 16:30

Policia e Durrësit ka zbuluar një magazinë me 1830 produkte kozmetike (kremra dhe vajra për përdorim në plazh) të dyshuara të kontrabanduara, për shkak se nuk ishin të shoqëruara me faturat përkatëse doganore apo të origjinës.