I zuri poshtë soleta e godinës ku po punonin, ndërron jetë 55-vjeçari! Punëtori i lënduar niset drejt spitalit

7 Gusht 2023, 14:49

Një incident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari dhe plagosjen e një 27-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Qerret të Kavajës, ku është shembur soleta e nje godine te vjeter, e cila ka zënë poshtë dy personat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, ku viktima, Shaban Shehu dhe Bert Rroshi, i punësuar nga viktima po kryenin punime ndërtimi.

Papritur soleta e godinës është shembur dhe për pasojë ka zënë poshtë të riun bashkë me viktimën.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga rrënojat, ku viktima njëherazi edhe pronari i ndërtesës që kishte punësuar të riun për ta ndihmuar me punimet në godinën e shembur, për shkak të dëmtimeve që ka marrë ka humbur jetën.

Ndërsa 27-vjeçari është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarj