ID, diplomë e 2 foto me vete/ Nis nesër regjistrimi i maturantëve në fakultete! Arjan Xhelaj: Mos u dekurajoni, ruani degën e preferuar në kohë reale

29 Gusht, 16:50

Nga nesër deri më 13 Shtator, nis regjistrimi në fakultete i maturantëve. Me ID,  diplomë gjimnazi, listë notash e 2 fotografi me vete, ata duhet të regjistrohen në degën fituese brenda 48 orëve, e më tej të monitorojnë në kohë reale tek U-Albania nëse mbeten vende bosh në degën e tyre të preferuar