Identifikohet 'skifteri në Durrës/ Plagosi të zotin e shtëpisë që do grabiste

11 Shkurt 2020, 12:25 | Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 12:25

DURRËS - Është identifikuar grabitësi, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Nr. 13 në zonën e Plazhit në qytetin bregdetar të Durrësit, plagosi pronarin e një shtëpie  ku kishte hyrë për të vjedhur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori është Astrit Thaçi 27 vjeç banorë i zonës ku tentoi të vidhte edhe banesën e Rexhep Terziut. Autori i kësaj ngjarje është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. 100 m më tutje vendit të ngjarjes është gjetur edhe makina e autorit, një makinë "Ford". Brenda kësaj makine janë gjetur doza lënde narkotike çka tregon që ai është përdoruese i tyre, ndërkohë ka qenë i dënuar më parë si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme Astrit Thaçi hyri i armatosur në banesën e Rexhep Terziut rreth orës 20:30. Por i zoti i shtëpisë e ka diktuar grabitësin dhe është përpjekur ta ndalojë duke u përleshur me të. Në këtë moment 27-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë Rexhep Terziun i cili u dërgua në spital jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë ka dyshime se i njëjti persona tre ditë më parë  hyri dhe grabiti një pikë dhënie kredie e Kredo.al po në qytetin e Durrësit. Ky person i maskuar me shall dh

b.ha./Shqiptarja.com