Igli Tafa prezantohet në krye të AKSHI-t! Rama: Karçanaj besoj se do dalë e pastër në kalvarin me drejtësinë

17 Shkurt, 17:33 | Përditesimi: 17 Shkurt, 17:33

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot drejtorin e ri të AKSHI-t, Igli Tafa, pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanajt, e cila ndodhet në arrest shtëpie në kuadër të hetimeve të SPAK për abuzime me tendera të zhvilluar nga AKSHI. Pavarësisht akuzave tha Rama, Karçanaj ka udhëhequr një revolucion brenda AKSH-it dhe besoj se ajo do të dalë e pastër në kalvarin me drejtësinë.

    I.M/Shqiptarja.com