Ikën ‘Aleat’, prodhohet pasaporta e parë nga ‘IdentiTek’! Nis shpërndarja e kuponëve, çmimi nuk ndryshon! Mbetet partnere me ‘Idemia’

1 Gusht 2023, 16:05

Duke nisur nga sot, kartat e identitetit (ID) dhe pasaportat biometrike të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania e re shtetërore "IdentiTek", ndërsa kontrata me ALEAT përfundoi më 31 korrik, 15 vite nga nënshkrimi i saj dhe nuk u rinovua më.