IKMT shemb me shpërthim të telekomanduar objektin 6-katësh në Astir

10 Janar 2020, 15:39

TIRANE- Inspektorati Kombëtar për mbrojtjen e territorit ka bërë shembjen me shpërthim të telekomanduar një objekt 6-katësh në zonën e Astirit që preket nga projekti i Unazës së Madhe.

Sipas IKMT përreth godinës ishin hapur 250 vrima, ndërsa do të përdoret edhe 10 kg lëndë plasëse që po montohen nga frocat xheniere.KMT do të shembë sot në orën 15.30 me shpërthim të kontrolluar një objekt 6 katësh në zonën e “Astir” në gjurmën ku do te kaloje Unaza e re. Ne trupin e objektit jane hapur 250 furnela (vrima) ku do te vendosen 10 kg lende plasëse”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Ditën e djeshme, IKMT shembi pesë ndërtesa të tjera, ndërsa aksioni ndryshe nga herët e tjera ishte i qetë dhe pa rezistencën e banorëve, ndonëse zona ishte rrethuar me polici dhe qarkullimi u bllokua për disa orë. Ndërsa ditën e sotme qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht ndërsa rruga pritet të bllokohet vetëm përgjat momenteve të prishjes së kësaj godine.