TIRANE-Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit shembi 5 objektet te ish-Shqiponja që preken nga projekti i Unazës së Madhe në zonën e Astirit. Aksioni nisi në orën 06:00 me bllokimin e trafikut dhe shembja e objekteve përfundoi pas 3 orësh. Ndryshe nga herët e tjera, mëngjesin e sotëm nuk u shënua asnjë incident dhe nuk ka pati asnjë rezistencë nga banorët e zonës së Astirit. Në vendin e ngjarjes ishin të pranishme forcat e policisë bashkiake, por edhe të rendit dhe FNSH-së për të shmangur tensionet nëse do të kishte. 

Problemi i vetëm ishte kaosi që u shkaktua nga bllokimi i trafikut në të dyja krahët, që vijoi deri në heqjen e të gjitha inerteve. Ndërkohë që nesër në datë 10 janar do të shembet edhe një objekt tjetër por në këtë rast sipas IKMT do të përdoret lëndë plasëse, pra me shpërthim të kontrolluar. Në këtë godinë që është 6-katëshe kanë qëndruar disa banorë, që kanë deklaruar se kanë qenë të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, por e vërteta rezultoi se ishte ndryshe, ndërsa sot kanë nisur lëvizjen e orendive.  Kujtojmë që protesta më jetë gjatë në Shqipëri ajo e banorëve të Astirit, u mbyll me shembjen e 33 objekteve, nga IKMT më 12 nëntor për të rifilluar sot, por këtë herë pa incidente.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:35
Momenti kur IKMT shemb ndërtesën në Astir, bie njëherësh pasi i priten kollonat! Veliaj: Kauzat e rreme bien si ngrehinat pa leje (VIDEO)

Ditën e sotme në zonën e Astirit janë shembur 5 objekte, të cilat prekeshin nga vija e projektit të Unazës së Madhe. Tashmë pas shembjes së ndërtesave te “Ish-Shqiponja”, do të nisë puna për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi videon e shembjes së një godine 4 katëshe .

"Kauzat e rreme, bien si ngrehinat pa leje! Astiri qe nje kauze false partish te lodhura, kunder Tiranes qe ka nevoje per rruge, sheshe, teatro e parqe!  Pas nderteses se fundit, nis puna per Unazen e Madhe ne 100 vjetorin e Tiranes kryeqytet! FORCA!", shkruan Veliaj.

Ora 09:41
Aksioni te Astiri/ IKMT: Deri tani janë shembur 41 objekte në total

IKMT-ja njofton se deri tani në lotin e parë (ish-sheshi Shqiponja), së bashku me 5 objektet që u shembën sot, numri i godinave të prishura ka shkuar në 41. "Ne nje aksion qe nisi sot prej ores 6 te mengjesit, IKMT ka prishur 5 objekte ne zonen e Astirit ne gjurmen e Unazes se Madhe. Objektet ishin te madhesise nje kateshe (1), dy kateshe (3) dhe kater katesh (1). Nderkohe nje objekt 6 katesh do te prishet neser me shperthim te kontrolluar. Se bashku me 35 objektet e prishura ne aksionet e meparshme, shkon ne 41 numri i tyre, persa i takon Lotit I..." shkruan IKMT.

Ora 09:03
Shemben për 3 orë 5 godinat te Astiri pa asnjë incident (FOTO)

Shemben 5 objektet në lotin e parë të Unazës së Re te ish-sheshi Shqiponja. Aksioni nisi mëngjesin e sotëm në orën 06:00, ndërsa shembja e godinave përfundoi tre orë më pas pa asnjë incident. Pas heqjes së inerteve pritet të rifillojë qarkullimi, pasi trafiku është bllokuar. Në total janë 38 godina që janë shembur në këtë lot, ndërsa do të vijojë sërish nesër me shembjen e një godine 6-katëshe. 

Ora 08:51
Bllokimi i unazës shkakton trafik të rënduar në Tiranë (FOTO)

1578556319_unaza.jpeg
Bllokimi i segmentit te zona e Astirit prej orës 06:00 për shembjet që po bëhen te ish-sheshi Shqiponja ka sjellë trafik disa kilometra në unazë, por jo vetëm, pasi edhe Rruga e Kavajës është bllokuar. Report Tv sjell pamjet nga radhët kilometrike në trafik që janë shkaktuar nga bllokimi i qarkullimit për aksionin që po bëhet te Astiri.