Ilir Meta paraqitet në SPAK, nuk dihen arsyet! Ka disa çështje të hapura për të

22 Shkurt 2023, 10:17 | Përditesimi i fundit: 2023-02-22 15:58:09

Në gusht të vitit 2022, SPAK ka regjistruar një procedim penal për çështjen e lobimit në SHBA me 670 mijë USD para të padeklaruara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në bazë të një kallëzimi të bërë nga ish deputeti Halit Valteri. Një tjetër procedim penal është regjistruar për shërbime estetike nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta në një klinikë në San Marino dhe Austri me para të padeklaruara, në bazën e një kallëzimi penal të referuar nga avokati Idajet Beqiri. Për të dyja linjat e hetimit, prokurorët po presin përgjigjet e letërporosive.