"Imagjino sikur Dash Shehi të linte rakinë e Luli të zgjohej nga gjumi", Rama ironizon spotin e PD-së

26 Mars 2021, 10:07

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar spotin e Partisë Demokratike me një video të postuar në Instagram.

"Hapi sytë dhe imagjino shkruan Rama", ndërsa në video përmenden me radhë kundërshtarët politikë të kryeministrit.

Mbylli sytë dhe imagjino...

Imagjino sikur Dash Shehi të linte rakinë

Imagjino sikur Mona të mos shihte më filxhan

Imagjino sikur Iliri me Saliun të riktheheshin në pushtet

Imagjino sikur Luli të zgjohej nga gjumi

Ca gjëra janë vërtetë të pamundura", është teksti i videos.

Ditën e djeshme nisi zyrtarisht fushata elektorale, një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, ku pati edhe një përplasje oraresh, ndërsa PS nisi aktivitetin rreth orës 18:00, ku kryeministri përmendi se aktviteti filloi pak me vonesë për shkak të zgjdhjes së të njëtit orar edhe nga PD, por këta të fundit e nisën me vonesë, në orën 18:20.