Impiant i ri për futbollin, Edi Rama nga Kavaja: Besa me stadium të ri, me dy gishta luani në Kategori të Tretë

15 Prill 2023, 12:55

ryeministri Edi Rama ka çelur fushatën elektorale për Zgjedhjet Vendore të 14 majit në Kavajë. Mes të tjerash, Rama ka theksuar se janë gati për të ndërtuar stadiumin e ri të Besës, nëse kryebashkiak zgjidhet Redjan Krajli, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë. Në takim ishte i pranishëm edhe presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, teksa nuk munguan batutat mes tyre.

"Nëse doni ta ktheni Kavajën pas, do shembim edhe stadiumin se ky është i kategorisë "DS 5". Nëse na jepni mundësinë ta ndërtojmë, do e bëjmë sa të na e jepni. Do nisim menjëherë projektin. Stadiumin e Kavajës mund ta bëjmë', tha fillimisht Edi Rama.

Më pas kryeministri bëri batuta edhe me presidentin e "Klubit të Futbollit Besa", Nexhat Bizhdili.

"Ngaqë ke mbetur me dy gishta keni ngel në kategori të tretë, s’keni turp. Stadiumet në Durrës dhe Korçë do bëhen në bashkëpunim me biznesin. Nëse ju bëheni një grup këtu të jepni kontribut dhe të shfrytëzioni mjediset aty, dyqane restorante, fitnes, na e lehtëson punën të marrim dhe ne pjesë. Qeveria futet në një pjesë, federata në një pjesë, ju në një pjesë, pra biznesi, dhe bashkia do të na japi një dorë meqë ka fondet më të mëdhaja këtu. Thuaj atyre me dy gishta që nëse ja japin votën atyre që duan ta çojnë Shqipërinë si Kavaja në kategori të tretë, s’ka stadium", tha Edi Rama. 

    No videos found.