Impianti i përpunimit të ujit në Bovillë do të trefishojë kapacitetin e prodhimit, Veliaj: Vepra që ka pësuar transformimin më të madh në 103 vjet të Tiranës kryeqytet

11 Gusht 2023, 15:44

Pas përfundimit të fazës së parë të punimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese të impiantit të përpunimit të ujit në Bovillë, duke e çuar aftësinë prodhuese në total 2400 l/s, po realizohet edhe faza II dhe përfundimtare, me një kapacitet shtesë prej 1200 l/s, e cila do ta çojë impiantin e përpunimit të ujit Bovillë në maksimumin e prodhimit të tij, në 3600 l/s.