Importi i lartë rrit kërkesën për dollar, eksperti: Shtohen kostot për familjarët! Paratë e pista, eksportet, turistët e lufta dobësojnë Euron

24 Gusht 2022, 17:41

Për herë të parë vlera e dollarit është më e lartë se e euros në tregun shqiptar. Shkak për këtë sipas ekspertëve janë bërë importet e larta në dollar, kryesisht të ushqimeve dhe të karburantit. Nëse pozitat e dollarit do të vazhdojnë të rriten edhe në vijim, çmimet e produkteve të importuara pritet t’i kushtojnë më shumë shqiptarëve.