Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, komenton edhe çështjen e Ballukut, imuniteti i së cilës u mbrojt nga deputetët e mazhorancës në muajin mars.
Me shpresën se SPAK do të dërgojë një tjetër kërkesë për arrestimin e saj, Bardhi i kërkon mazhorancës të reflektojë dhe Shqipërisë të ndjekë shembullin e Malit të Zi në nismën për heqjen me ligj të mburojës së imunitetit për zyrtarët e lartë.












