Imuniteti i Ballukut/ Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit, deputeti Redi Muçi: Rama po e mbron ish-zv.kryeministren e tij, ndërkombëtarët të reagojnë

11 Mars, 19:07 | Përditesimi: 11 Mars, 19:07

Lëvizja Bashkë po zhvillon një protestë para godinës së Parlamentit, ku kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në protestën me moton ‘sa më i madh skandali, aq më e madhe mbrojtja’ janë bashkuar disa dhjetëra qytetarë, një pjesë e të cilëve me pankarta anti-qeveritare në duar.

Gjatë një interviste për Report TV, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, deklaroi nga protesta se kryeministri Edi Rama përmes mbrojtjes që sipas tij po i ofron Ballukut, kërkon t’u japë një mesazh njerëzve të vet se do i mbroj nëse bëjnë korrupsion.

A.M/Shqiptarja.com