Ina Zhupa denoncon nga Kombinati: Më 25 prill i kthehemi edhe një herë shtetit ligjor!

21 Shkurt 2021, 14:58

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ditën e sotme ka qene në zonën e Kombinatit ku edhe ka zhvilluar një takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas saj pallati është rrënuar nga Bashkia e Tiranës pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, ajo theksoi se banorët kanë mbetur në mes të katër rrugëve pasi shteti nuk po u jep një zgjidhje për strehimin e tyre në bazë të vlerës së pronës së apartamentit që kishin.

Na dhe ta boshatisni. Nuk na është dhënë asnjë vendim. Ky është cënim i të kanë kërkuar dokumentet dhe tapitë për të vlerësuar nëse pallati do të rindërtohet apo do të ndërtohet diku tjetër. Na është thënë më 7 janar se pallati do të prishet. Do të largoni orenditë shtëpiake drejtave të njeriut, i të drejtës mbi pronën, i të drejtës themelore që ka njeriu, për shtëpinë. Ne nuk kemi një dokument ku ne kemi firmosur, ndërkohë po përfitojnë banorë të pallateve që nuk janë prishur”, thotë një banore e cila kërkon të drejtën mbi pronën e saj.

Ina Zhupa e cila ndoqi nga afër shqetësimin e këtyre banorëve theksoi se ky është një tjetër rast skandaloz se si ligji shkelet me të dyja këmbët dhe se si shteti shkatërron në mënyrë barbare banesat e qytetarëve, pa asnjë vendim ligjor.