Tiranë, një person tenton të vetëdigjet në ceremoninë e faljes së Namazit te sheshi 'Skënderbej'

13 Maj 2021, 07:10 | Përditesimi i fundit: 2021-05-13 07:22:31

Një person është përpjekur të prishë ceremoninë e faljes së Namazit të Ditës së Fitër Bajramit.

Një burrë ka tentuar të futet mes besimtarëve gjatë ceremoninë duke bërë edhe thirrje të tipit si 'S'ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë'. Nga informacionet paraprake mësohet se personi, në gjendje të rënduar emocionale ka tentuar të vetëdigjej me benzinë. 

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

Një prej përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman e cilësoi një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.